Kursi i këmbimit/ Dobësohet sërish Paundi britanik ndërsa Euro dhe Dollari nuk luhaten

Monedha europiane vazhdon të qëndrojë konstante edhe këtë të mërkurë duke u blerë sërish me 123.4 lekë dhe duke u shitur me 123.9 lekë krahasuar me ditën e martë.
Ndërkaq Paundi britanik ka pësuar një rënie të lehtë të vlerës nga dita e djeshme duke u blerë sot me 135.4 lekë dhe duke u shitur me 136.6 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Dollari amerikan ndërkaq sikurse edhe Euro nuk ka regjistruar luhatje të vlerës në raport me një ditë më parë duke u blerë edhe sot me 101.7 lekë dhe duke u shitur me 102.4 lekë.
Franga zvicerane ka fituar 0.2 pikë nga dje duke u blerë këtë mëngjes me 114 lekë dhe duke u shitur me 115.2 lekë, referuar tregut valutor vendas.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.