Kursi i këmbimit, Dollari amerikan e mbyll javën në epërsi ndaj lekut – Euro blihet me 125 lekë
Dollari amerikan e ka mbyllur javën në rritje. Valuta është forcuar ndjeshëm ndaj monedhës kombëtare me plot 0.5 lekë për njësi nga dita e djeshme. Monedha është ngjitur këtë të premte në kuotën e 109 lekëve.
Ndërkohë, euro vijon të luhatet sërish në tregun valutor vendas. Sot monedha ka shfaqur një tendencë të lehtë rritje me 0.1 lekë për njësi dhe këmbehet sot në pikat e këmbimit valutor për 125 lekë blerje dhe 125.7 lekë në shitje.
Ndërsa, vlera aktuale e paundit britanik ashtu si edhe një ditë më parë vijon të mbetet në nivelin e 142 lekëve. Guvernatori i Bankës së Anglisë ka paralajmëruar luhatje të mëdha për monedhën britanike, ku sipas tij kursi i këmbimit do të pësojë lëvizje të mëdha nga negociatat me Bashkimin Europian.
Sa i takon valutave të tjera, dollari australian është rritur me 0.3 lekë për njësi, duke u ngjitur në nivelin e 77.3 lekëve. Ndërkohë, tendencë rritje ka shfaqur ditën e sotme edhe dollari kanadez me 0.2 lekë dhe këmbehet sot për 83.2 lekë në blerje dhe 84 lekë në shitje.
Franga zvicerane po ashtu ka shfaqur epërsi ndaj lekut. Monedha është forcuar me 0.4 lekë për njësi dhe fiksohet sot në kuotën e 109.2 lekëve.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.