Kursi i këmbimit/ Dollari dhe Euro nuk luhaten ndërsa Paundi fiton pikë

Monedha europiane shfaqet e qëndrueshme këtë të mërkurë teksa vijon të blihet edhe sot me 122.6 lekë dhe shitet me 123.2 lekë, referuar tregut të brendshëm valutor.
Ndërkaq Paundi britanik ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës në raport me dje duke u blerë këtë mëngjes me 142.2 lekë dhe duke u shitur me 143.1 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të kuotës këtë të mërkurë teksa vazhdon të blihet sikurse edhe një ditë më parë me 100.6 lekë dhe të shitet me 101.3 lekë.
Franga zvicerane blihet mëngjesin e sotëm me 111.7 lekë dhe shitet me 112.6 lekë duke shënuar kështu një rritje të lehtë të vlerës krahasuar me ditën e martë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.