Kursi i këmbimit/ Dollari dhe Franga e nisin javën pozitivisht ndërsa Euro dhe Paundi humbasin pikë

Kjo javë ka nisur pozitivisht për Dollarin amerikan i cili ka regjistruar një rritje të ndjeshme në raport me javën e kaluar teksa blihet sot me 105.4 lekë dhe shitet me 106.1 lekë.
Ndërkaq Paundi britanik ka shënuar një rënie të kuotës këtë fillim muaji pasi në raport me javën e shkuar blihet sot me 143.8 lekë dhe shitet me 144.7 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane gjithashtu ka pësuar zhvlerësim në raport me Lekun pasi krahasuar me javën që lamë pas blihet mëngjesin e sotëm me 122.1 lekë dhe shitet me 122.7 lekë.
Referuar tregut të brendshëm valutor Franga zvicerane ka shënuar rritje të vlerës këtë të hënë pasi në raport me fundin e muajit tetor blihet sot me 114.8 lekë dhe shitet me 115.6 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.