Kursi i këmbimit/ Dollari dhe paundi vijojnë rënien, euro rritet
Në tregun valutor vendas dollari amerikan blihet me 102 lekë dhe shitet me 103.30 lekë ndërsa euro blihet me 123.50 lekë dhe shitet 124.10 lekë.
Ndërkohë, franga zvicerane blihet me 113.60 lekë dhe shitet me 114.60 lekë ndërsa paundi britanik blihet me 136.60 lekë dhe shitet me 137.50 lekë.
Nëse i krahasojmë me një ditë më parë, dollari ka vijuar rënien, proces që ka disa ditë që ka nisur. Ndërkohë, euro ka njohur rritje, po ashtu dhe franga.
Ndërkohë paundi është në rënie në krahasim me një ditë më parë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.