Kursi i këmbimit/ Dollari humbet rreth 1 pikë brenda natës. Franga dhe Paundi e mbyllin javën pozitivisht

Monedha europiane është shfaqur edhe këtë të premte konstante në vlerat e saja pasi e ka mbyllur javën njësoj sikurse një ditë më parë duke u blerë me 123 lekë dhe duke u shitur me 123.8 lekë.
Ndërkaq Dollari amerikan sipas kursit të këmbimit lokal ka humbur rreth 1 pikë brenda natës duke u blerë sot me 112.3 lekë dhe duke u shitur me 114 lekë në raport me një ditë më parë.
Paundi britanik e ka mbyllur javën pozitivisht pas referuar tregut valutor vendas blihet sot me 139.25 lekë dhe shitet me 141.7 lekë me një rritje prej 0.2 pikë.
Franga zvicerane gjithashtu ka regjistruar rritje të vlerës këtë të premte pasi është blerë sot me 115 lekë dhe është shitur me 117.1 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.