Kursi i këmbimit/ Dollari ndalon zbritjen ndërsa Paundi pëson sërish rënie të fortë
Paundi britanik ka pësuar sërish një rënie të vlerës në raport me dje duke humbur 0.6 pikë nga dita e djeshme teksa blihet mëngjesin e sotëm me 141.3 lekë dhe shitet me 142.5 lekë.
Dollari amerikan ka regjistruar vlera konstante në raport me një ditë më parë pasi vazhdon edhe sot të blihet me 100.2 lekë dhe të shitet me 101 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane sikurse edhe gjatë fillimit të javë nuk ka pësuar luhatje të kuotës teksa vazhdon të blihet edhe këtë të mërkurë me 122.7 lekë dhe të shitet me 123.2 lekë.
Franga zvicerane referuar tregut të brendshëm valutor blihet sot me 111.4 lekë dhe shitet me 112.3 lekë duke shënuar një zbritje të lehtë të vlerës krahasuar me ditën e martë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.