Kursi i këmbimit/ Dollari në rritje të vazhdueshme ndërsa Euro dhe Paundi mbeten statik

Paundi britanik vijon edhe sot të ruaj po të njëjtat vlera sikurse edhe një ditë më parë teksa blihet sot sërish me 141.3 lekë dhe shitet me 142.5 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal edhe monedha europiane nuk ka regjistruar luhatje të vlerës pasi vazhdon edhe sot të blihet me 121 lekë dhe të shitet me 121.6 lekë njësoj si ditën ë martë.
Dollari amerikan ka fituar sërish pikë sikurse që nga fillimi i kësaj javë duke u blerë mëngjesin e sotëm me 102.9 lekë dhe duke u shitur me 103.8 lekë, referuar tregut të brendshëm valutor.
Edhe Franga zvicerane ka shënuar rritje sërish në raport me ditën e djeshme duke u blerë këtë të mërkurë me 112.2 lekë dhe duke u shitur me 113.2 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.