Kursi i Këmbimit/ Dollari njeh rritje, paundi rënie! Euro e stabilizuar
Në tregun valutor vendas, dollari amerikan ka vijuar rritjen përballë lekut. Ditën e sotme, dollari blihet 105.10 lekë dhe shitet 105.80 lekë.
Euro vijon të qendrojë në nivele të pandryshueshme pasi blihet 123.70 lekë dhe shitet 124.20 lekë, njësoj si një ditë më parë.
Ndërkohë, franga zvicerane blihet 115.20 lekë dhe shitet 116.30 lekë ndërsa paundi britanik blihet 136.20 lekë dhe shitet 137.40 lekë.
Franga ziverane ka njohur një rritje të lehtë në krahasim me një ditë më parë, ndërsa paundi, një rënie të lehtë.
Lira turke blihet 11.56 lekë dhe shitet 13.30 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.