Kursi i këmbimit/ Dollari nuk ndalet, fiton sërish pikë. Forcohen ndjeshëm edhe Paundi e Franga

Monedha europiane nuk ka shfaqur luhatje të vlerës as këtë të martë teksa vijon edhe sot të blihet sikurse edhe një ditë më parë me 121 klekë dhe të shitet me 121.6 lekë.
Dollari amerikan ndërkaq ka fituar sërish pikë këtë mëngjes në raport me dje duke u blerë me 102.7 lekë dhe duke u shitur me 103.4 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Paundi britanik gjithashtu është forcuar mëngjesin e sotëm teksa blihet me 141.3 lekë dhe shitet me 142.5 lekë, referuar tregut të brendshëm valutor krahasuar me ditën e djeshme.
Franga zvicerane ka regjistruar rritje të kuotës ditën e sotme në raport me ditën e hënë duke u blerë sot me 112 lekë dhe duke u shitur me 113 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.