Kursi i këmbimit/ Dollari vazhdon ‘rënien e lirë’ ndërsa Paundi forcohet
Dollari amerikan vijon edhe sot të humbasë pikë në raport me dje dhe javën e kaluar teksa blihet këtë mëngjes me 101 lekë dhe shitet me 101.8 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal Euro vazhdon të qëndroj statik duke mos pësuar luhatje të vlerës në raport me dje duke u blerë sërish edhe sot me 122.6 lekë dhe duke u shitur me 123.2 lekë.
Paundi britanik ka regjistruar rritje ditën e sotme në raport me ditën e hënë teksa blihet sot me 141.9 lekë dhe shitet me 143 lekë, referuar tregut valutor të brendshëm.
Franga zvicerane ka shënuar një rritje të lehtë të kuotës këtë të martë teksa blihet sot me 111.5 lekë dhe shitet me 112.4 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.