Kursi i këmbimit/ Dollari vijon ‘rënien e lirë’ ndërsa Paundi fiton sërish pikë

Monedha europiane vazhdon të qëndrojë konstante duke u blerë sërish sikurse edhe një ditë më parë me 122.6 lekë dhe duke u shitur me 123.1 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal Paundi britanik ka regjistruar një rritje të lehtë ditën e sotme në raport me dje duke u blerë me 142.2 lekë dhe duke u shitur me 143.2 lekë.
Dollari amerikan ndërkaq vijon të humbasë pikë teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 100.7 lekë dhe është shitur me 101.5 lekë, referuar tregut valutor vendas.
Franga zvicerane blihet sot me 111.3 lekë dhe shitet me 112.1 lekë krahasuar me ditën e hënë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.