Kursi i këmbimit/ Euro dhe Dollari nuk luhaten. Dobësohen Paundi dhe Franga

Këtë të enjte monedha europiane nuk ka shfaqur luhatje të vlerës pasi vazhdon të kuotohet njësoj sikurse një ditë më parë duke u blerë sërish me 123 lekë dhe shitur me 123.8 lekë.
Sipas kursit të këmbimit vendas Paundi britanik ka humbur 0.4 pikë ditën e sotme në raport me dje duke u blerë me 139 lekë dhe duke u shitur me 142 lekë.
Dollari amerikan shfaqet i qëndrueshëm këtë të enjte pasi vazhdon sikurse edhe ditën e djeshme të blihet me 113.2 lekë dhe të shitet me 114.3 lekë.
Referuar tregut valutor lokal, Franga zvicerane është dobësuar sërish krahasuar me ditën e mërkurë duke u blerë me 114.9 lekë dhe duke u shitur me 117 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.