Kursi i këmbimit/ Euro dhe Franga nuk luhaten – Dobësohen ndjeshëm Paundi dhe Dollari

Këtë të mërkurë monedha europiane vazhdon të ruaj po të njëjtat vlera sikurse një ditë më parë duke u blerë me 125 lekë dhe duke u shitur me 126.5 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal, Dollari amerikan ka humbur 0.4 pikë në raport me ditën e djeshme pasi është blerë sot me 114 lekë dhe është shitur me 116 lekë.
Ndërkaq Paundi britanik ka regjistruar një rënie prej 0.6 pikë nga dita e martë duke u blerë sot me 141.8 lekë dhe duke u shitur 145 lekë, referuar tregut valutor vendas.
Franga zvicerane shfaqet e qëndrueshme këtë të mërkurë pasi ka ruajtur vlera të njëjta me një ditë më parë duke u blerë me 117 lekë dhe duke u shitur me 120 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.