Kursi i këmbimit/ Euro e mban rritjen e lehtë, por jo dollari dhe paundi

Në tregun valutor vendas, monedha europiane e ka nisur javën me një rritje të lehtë përballë lekut shqiptar. Euro blihet me 122.3 lekë dhe shitet me 123 lekë.
Ndryshe ka ndodhur me dollarin amerikan që në krahasim me javën e kaluar ka njohur një rënie të lehtë. Ai blihet me 110.7 lekë dhe shitet me 111.7 lekë.
Franga zvicerane blihet me 114.2 lekë dhe shitet me 115 lekë, duke pësuar luhatje shumë të lehta, në rritje, në krahasim me javën e kaluar.
Ndërkohë, paundi britanik blihet me 141.7 lekë dhe shitet me 142.5 lekë duke njohur një rënie të konsiderueshme më javën e kaluar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.