Kursi i këmbimit/ Euro nis të lëvizë. Paundi njeh rënie

Në tregun valutor vendas, dollari amerikan blihet me 102.3 lek dhe shitet me 103 lek.
Euro blihet 122.3 lek dhe shitet 122.8 lek.
Franga zvicerane blihet 111.1 lek dhe shitet 111.9 lek ndërsa paundi britanik blihet 142.2 lek dhe shitet 143 lek.
Në krahasim me një ditë më parë, dollari amerikan nuk ka ndryshime. Euro ka njohur një rritje të lehtë me 0.1 lek. Të njëjtin nivel rritje ka edhe franga zvicerane. Ndërkohë, paundi britanik ka njohur një rënie me 0.3 lek në blerje dhe 0.4 lek në shitje.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.