Kursi i këmbimit, Euro vijon rënien – Nënvlerësohet edhe Dollari e Paundi britanik
Tregu i këmbimit valutor të ditës së martë ka shënuar sërish një rënie të euros nga dita e djeshme me 0.2 pikë kundrejt lekut. Monedha e përbashkët europiane sot blihet me 126.6 lekë dhe shitet me 127.4 lekë.
Ndërkohë, në tendencë rënie është evidentuar edhe dollari amerikan gjatë ditës së sotme, i fiksuar në kursin e 107.3 lekëve.
Paundi britanik ka shënuar gjithashtu rënie me 0.8 pikë kundrejt lekut. Kështu, sterlina sot blihet me 144.2 lekë dhe shitet 145 lekë.
Ndërsa, dollari australian ka shënuar një rritje me 0.3 pikë ditën e martë, duke u regjistruar në kursin e 81.3 lekëve. Po ashtu, në tendencë rritje është evidentuar edhe dollari kanadez, i cili blihet me 84 lekë dhe shitet me 85 lekë.
Franga zvicerane sot fiksohet në kursin e 107.5 lekëve, duke regjistruar një rënie me 0.5 pikë kundrejt lekut me ditën paraardhëse.
EUR/ALL 126.60 -127.40
USD/ALL 107.30 -108.00
GBP/ALL 144.20 – 145.00
AUD/ALL 81.30 – 82.00
CAD/ALL 84.00 – 85.00
CHF/ALL 107.50 – 108.50
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.