Kursi i këmbimit/ Forcohen Dollari dhe Paundi ndërsa Euro nuk luhatet

Monedha europiane vazhdon edhe këtë të enjte të qëndroje konstante duke mos shënuar luhatje të vlerës nga dita e djeshme, teksa blihet sot sërish me 123.4 lekë dhe shitet me 124 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal, Paundi britanik ka regjistruar një rritje të vlerës prej 0.2 pikë duke u blerë sot me 135.6 lekë dhe duke u shitur me 136.6 lekë krahasuar me një ditë më parë.
Dollari amerikan gjithashtu është forcuar mëngjesin e sotëm duke fituar 0.3 pikë nga dita e djeshme teksa blihet sot me 102 lekë dhe shitet me 102.7 lekë, referuar tregut valutor vendas.
Franga zvicerane është rritur me 0.2 pikë nga dita e mërkurë duke u blerë sot me 114.2 lekë dhe duke u shitur me 115.3 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.