Kursi i këmbimit/ Forcohen Dollari ndërsa Paundi fiton 1.4 pikë brenda natës. Sa këmbehen sot Euro dhe Franga?

Monedha europiane është këmbyer këtë të martë me po të njëjtat vlera sikurse një ditë më parë duke u blerë me 125 lekë dhe shitur me 126.6 lekë.
Ndërkaq Paundi britanik ka fituar 1.4 pikë brenda natës duke u blerë sot me 142.4 lekë dhe duke u shitur me 145.5 lekë sipas tregut valutor vendas.
Dollari amerikan ndërkaq ka fituar pikë në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 114.4 lekë dhe duke u shitur me 116.3 lekë, referuar kursit të këmbimit lokal.
Franga zvicerane është shfaqur e qëndrueshme këtë të martë pasi blihet me 117 lekë dhe shitet me 120 lekë njësoj sikurse një ditë më parë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.