Kursi i këmbimit/ Forcohen ndjeshëm Paundi britanik dhe monedha europiane ndërsa Dollari humbet pikë
Këtë të martë monedha europiane ka fituar 0.2 pikë në raport me ditën e hënë duke u blerë këtë mëngjes me 123.7 lekë dhe duke u shitur me 124.2 lekë.
Ndërkaq edhe Paundi britanik ka regjistruar një rritje të ndjeshme prej 0.7 pikë nga dita e djeshme duke u blerë sot me 135.7 lekë dhe shitur me 136.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Sa i përket Dollarit amerikan, referuar tregut valutor vendas, ka pësuar një rënie prej të lehtë të vlerës krahasuar me një ditë më parë duke u blerë sot me 105.7 lekë dhe shitur me 106.4 lekë.
Franga zvicerane është forcuar këtë të martë pasi ka fituar 0.2 pikë në raport me dje duke u blerë sot me 114 lekë dhe shitur me 114.9 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.