Kursi i këmbimit/ Forcohen Paundi britanik dhe Dollari amerikan ndërsa Euro humbet pikë
Këtë të premte monedha europiane ka pësuar një rënie të lehtë të vlerës duke u blerë këtë mëngjes me 123.3 lekë dhe duke u shitur me 124.1 lekë krahasuar me një ditë më parë.
Ndërkaq Paundi britanik ka fituar 0.4 pikë në raport me ditën e enjte teksa është blerë sot me 136.4 lekë dhe është shitur me 137.4 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Dollari amerikan gjithashtu ka regjistruar rritje të vlerës krahasuar me ditën e djeshme duke u blerë mëngjesin e sotëm me 100.7 lekë dhe duke u shitur me 102.5 lekë.
Referuar tregut valutor të brendshëm Franga zvicerane ka pësuar një rënie prej 0.3 pikë nga dita e djeshme duke u blerë këtë të premte me 113.1 lekë dhe duke u shitur me 114.1 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.