Kursi i këmbimit/ Forcohet Dollari amerikan ndërsa Euro dhe Paundi humbasin pikë

Monedha europiane e ka mbyllur javën negativisht duke humbur pikë nga dita e enjte teksa është blerë këtë mëngjes me 123.4 lekë dhe është shitur me 124 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal, Paundi britanik është dobësuar mëngjesin e sotëm duke u blerë këtë të premte me 137.8 lekë dhe duke u shitur me 138.8 lekë në raport me ditën e djeshme.
Dollari amerikan ndërkaq ka fituar pikë krahasuar me një ditë më parë duke e mbyllur javën pozitivisht teksa blihet sot me 103.5 lekë dhe shitet me 104.3 lekë, referuar tregut valutor vendas.
Franga zvicerane e ka mbyllur periudhën e 22-27 nëntorit në vlera negative duke u blerë këtë të premte me 113.7 lekë dhe duke u shitur me 114.7 lekë në raport me ditën e enjte.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.