Kursi i këmbimit, forcohet leku – Bien euro, dollari amerikan dhe stërlina

Ditën e enjte në tregun valutor vendas monedha kombëtare leku i është rikthyer ngjitjes, duke u forcuar ndaj valutave të huaja.
Pasi kishte qëndruar disa ditë në kuotën e 125.3 lekëve, euro zbriti sot në 125.2 lekë në shitje dhe 126 lekë në blerje. Luhatja e monedhës europiane lidhet edhe me zhvillimet në tregun e këmbimit gjatë dy ditëve të fundit, të cilat kanë qenë më dinamike krahasuar me pjesën tjetër të javës. Euro pritet të qëndrojë në këtë nivel deri në fund të javës, por nuk përjashtohen ndryshime minimale.
Ndërkohë, dollari amerikan i ka dhënë fund trendit të rritjes të 7 ditëve të fundit, ku kishte arritur të fitonte plot 2.6 lekë për njësi. Valuta e SHBA ka njohur rënie ditën e enjte, duke rënë me 0.5 lekë për njësi. Tashmë dollari këmbehet për 110 lekë në shitje dhe 111 lekë në blerje, gjithsesi një ndër kuotat më të larta të këtij viti.
Një rënie me gjysmë leku për njësi ka regjistruar edhe paundi britanik, tashmë në kuotën e 140 lekëve. Rënia e stërlinës duket se ka qenë e lidhur ditët e fundit me ecurinë pozitive të dollari amerikan dhe në raport me këtë valutë kishte regjistruar rekordin më të dobët në ulje që prej vitit 2008.
Sa i takon disa prej valutave të tjera, dollari kanadez është dobësuar me 0.7 lekë për njësi, ndërsa dollari australian dhe franga zvicerane nuk paraqesin ndryshime.
EUR/ALL 125.20 -126.00
USD/ALL 110.00 -111.00
GBP/ALL 140.00 – 141.00
AUD/ALL 79.70 – 80.50
CAD/ALL 83.70 – 84.50
CHF/ALL 110.80 – 111.50
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.