Kursi i këmbimit/ Forcohet leku ndaj valutave të huaja – Bien Euro, Dollari dhe Sterlina

Tregu i këmbimit valutor e ka mbyllur javën duke regjistruar luhatje domethënëse për monedhat kryesore të huaja, të cilat janë dobësuar ndjeshëm ndaj lekut. Euro ka humbur sot 0.2 lekë për njësi, duke zbritur në kuotën e 126 lekëve në shitje dhe 126.8 lekëve në blerje.
Ndërkohë, dollari amerikan ka regjistruar një zhvlerësim me 1.2 pikë ndaj lekut nga dita e djeshme dhe fiksohet sot në kuotën e 106.8 lekëve.
Paundi britanik po ashtu ka shënuar një rënie, duke humbur sot 0.8 lekë për njësi nga një ditë më parë. Sterlina këmbehet sot për 141.2 lekë në blerje dhe 142 lekë në shitje.
Ndërkohë, leku është forcuar gjithashtu edhe kundrejt dollarit australian me 0.3 lekë për njësi si dhe ndaj ka dollarit kanadez me 0.2 lekë për njësi.
Ndërsa, vlera e frangës zvicerane ka mbetur sot e pandryshuar nga një ditë më parë dhe vijon të qendrojë në kuotën e 111.5 lekëve.
EUR/ALL 126.00 -126.80
USD/ALL 106.80 -107.50
GBP/ALL 141.20 – 142.00
AUD/ALL 77.80 – 78.80
CAD/ALL 82.50 – 83.50
CHF/ALL 111.50 – 112.50
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.