Kursi i këmbimit/ Forcohet monedha europiane dhe Dollari amerikan ndërsa Paundi nuk luhatet

Monedha europiane ka fituar 0.2 pikë nga dita e djeshme duke u blerë këtë të martë me 123.5 lekë dhe duke u shitur me 124.2 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Ndërkaq Dollari amerikan gjithashtu është forcuar këtë të martë duke u rritur me 0.1 pikë teksa blihet sot me 104.6 lekë dhe shitet me 105.5 lekë.
Paundi britanik është shfaqur i qëndrueshëm ditën e sotme në raport me dje duke ruajtur të njëjtat vlera pasi vazhdon edhe sot të blihet me 136.2 lekë dhe të shitet me 137.5 lekë.
Franga zvicerane është forcuar sot krahasuar me ditën e hënë duke u rritur me 0.2 pikë duke u blerë me 114.2 lekë dhe duke u shitur me 115.2 lekë, referuar tregut valutor vendas.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.