Kursi i këmbimit/ Forcohet ndjeshëm Dollari amerikan ndërsa Paundi dhe Franga humbasin pikë!
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të vlerës këtë mëngjes pasi në raport me dje është blerë sot me 111.4 lekë dhe është shitur me 112.6 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Paundi britanik ndërkaq ka humbur pikë mëngjesin e kësaj të marte pasi krahasuar me ditën e hënë blihet sot me 144.6 lekë dhe shitet me 145.8 lekë.
Franga zvicerane gjithashtu ka pësuar rënie të kuotës pasi referuar tregut të brendshëm valutor është blerë sot me 117.7 lekë dhe është shitur me 118.6 lekë.
Monedha europiane ndërkaq shfaqet e qëndrueshme sot pasi nuk ka pasur luhatje të kuotës teksa vijon të blihet edhe sot me 120.6 lekë dhe të shitet me 121.2 lekë njësoj sikur dje.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.