Kursi i këmbimit/ Forcohet Paundi britanik ndërsa Euro dhe Dollari nuk lëkunden
Monedha europiane shfaqet e qëndrueshme këtë të enjte duke vijuar të blihet edhe sot me 122.7 lekë dhe të shitet me 123.3 lekë.
Ndërkaq sipas kursit të këmbimit lokal Dollari amerikan blihet sot me 102.1 lekë dhe shitet me 102.8 lekë duke ruajtur të njëjtat vlera si një ditë më parë.
Paundi britanik ka shënuar një rritje të lehtë të vlerës në raport me dje duke u blerë sot me 141.5 lekë dhe duke u shitur me 142.4 lekë, referuar tregut valutor vendas.
Franga zvicerane është blerë mëngjesin e sotëm me 111.4 lekë dhe është shitur me 112.2 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.