Kursi i këmbimit/ Forcohet Paundi ndërsa Euro dhe Dollari nuk luhaten
Monedha europiane shfaqet e qëndrueshme këtë të premte duke e mbyllur javën në kuota të njëjta sikurse edhe një ditë më parë teksa blihet mëngjesin e sotëm sërish me 123.3 lekë dhe shitet me 123.9 lekë.
Edhe Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të vlerës ditën e sotme duke u blerë njësoj sikurse edhe ditën e enjte me 101.8 lekë dhe duke u shitur me 102.6 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Paundi britanik ka regjistruar një rritje prej 0.3 pikë nga dita e djeshme duke e mbyllur javën në kuota pozitive teksa është blerë këtë mëngjes me 139 lekë dhe është shitur me 140.2 lekë.
Franga zvicerane sikurse dhe Euro edhe Paundi ka ruajtur po të njëjtat vlera sikurse dje duke u blerë edhe sot me 114.2 lekë dhe duke u shitur me 115 lekë, referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.