Kursi i këmbimit/ Forcohet Paundi ndërsa monedha europiane humbet pikë
Monedha europiane është dobësuar këtë të enjte teksa është blerë sot me 121.3 lekë dhe është shitur me 121.9 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Ndërkaq Paundi britanik ka fituar kuotë mëngjesin e sotëm pasi blihet sot me 141.6 lekë dhe shitet me 142.6 lekë në raport me dje, referuar tregut të brendshëm valutor.
Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të vlerës këtë mëngjes duke u blerë sot me 102.7 lekë dhe duke u shitur me 103.4 lekë sikurse edhe një ditë më parë.
Franga zvicerane gjithashtu nuk ka shënuar lëviz\je të vlerës pasi vijon edhe sot sikurse edhe ditën e mërkurë të blihet me 111.2 lekë dhe të shitet me 112 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.