Kursi i këmbimit/ Forcohet valuta amerikane. Euro dhe Paundi regjistrojnë rënie

Kjo e enjte ka shënuar rënie për monedhën europiane e cila ka humbur 0.3 pikë nga dita e djeshme duke u blerë me 124.7 lekë dhe duke u shitur me 126 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal Dollari amerikan ka fituar 0.4 pikë nga një ditë më parë duke u blerë sot me 114.4 lekë dhe duke u shitur me 116.2 lekë.
Paundi britanik ka humbur 0.8 pikë brenda natës, pas është blerë sot me 141 lekë dhe është shitur me 144 lekë referuar të dhënave të tregut valutor vendas.
Franga zvicerane nuk ka regjistruar luhatje këtë të enjte pasi vazhdo edhe sot të blihet me 117 lekë dhe të shitet me 119.5 lekë sikurse edhe një ditë më parë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.