Kursi i këmbimit/ “Gushti i nxehtë” i paundit britanik! E nisi muajin duke u këmbyer me 132 lekë por e mbylli me 134 lekë
Paundi britanik ka njohur luhatje të shumta gjatë muajit gusht, kundrejt lekut shqiptar. Nëse analizojmë ecurinë e kursit të këmbimit gjatë muajit gusht 2019, paundi britanik e nisi muajin në nivelin e 132 lekëve dhe e mbylli në nivelin e 134 lekëve.
Megjithatë, gjatë muajit, kjo monedhë ka njohur luhatje të forta kundrejt lekut.
Nëse analizojmë kursin zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, rezulton se nivelin më të ulët përballë lekut paundi e kishte me 13 dhe 14 gusht kur u këmbye me 130 lekë. Pas këtyre ditëve, paundi nisi një “garë” rritje graduale ku me 28 gusht kapërceu në nivelin e 134 lekëve; nivel të cilin e mbajti deri me 31 gusht.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.