Kursi i këmbimit/ Java mbyllet negativisht për Euron dhe Frangën. Forcohen Paundi dhe Dollari

Monedha europiane është dobësuar sërish këtë të premte duke e mbyllur javën negativisht pasi është blerë sot me 123.7 lekë dhe është shitur me 124.6 lekë.
Sipas kursit të këmbimit vendas Paundi britanik ka fituar 0.5 pikë këtë fund jave duke u forcuar në raport me një ditë më parë teksa është blerë sot me 139.5 lekë dhe është shitur me 142.7 lekë.
Dollari amerikan ka regjistruar rritje krahasuar me ditën e djeshme pasi blihet sot me 114.6 lekë dhe shitet me 115.8 lekë referuar tregut valutor lokal.
Franga zvicerane ka shfaqur vlera negative këtë të premte për herë të parë pas shumë kohësh duke e mbyllur javën në rënie pasi blihet sot me 116 lekë dhe shitet me 118.5 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.