Kursi i këmbimit/ Java mbyllet negativisht për valutat e huaja. Rënie e lehtë për Euron, Paundin, Frangën dhe Dollarin

Kjo e premte është karakterizuar nga një rënie e përgjithshme e valutave të huaja kundrejt monedhës vendase. Euro ditën e sotme blihet me 125.5 lekë dhe shitet me 127.2 lekë në raport me një ditë më parë.
Sipas kursit të këmbimit lokal edhe Paundi britanik e ka mbyllur javën negativisht krahasuar me dje teksa blihet sot me 141.5 lekë dhe shitet me 146 lekë.
Dollari amerikan është shitur sot me 115 lekë dhe është blerë me 117.1 lekë duke humbur 0.5 pikë në raport më ditën e djeshme, referuar tregut valutor vendas.
Franga zvicerane gjithashtu është dobësuar këtë të premte duke e mbyllur javën negativisht ndërsa është blerë me 117.5 lekë dhe është shitur me 120.2 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.