Kursi i këmbimit/ Java mbyllet pozitivisht për Paundin dhe Dollari ndërsa Euro nuk luhatet

Monedha europiane e ka mbyllur javën ne vlerë konstante duke ruajtur të njëjtat vlera sikurse edhe ditën e enjte pasi vijon edhe sot të blihet me 121 lekë dhe të shitur me 121.6 lekë.
Paundi britanik ka fituar sërish kuota në raport me monedhën vendase teksa në raport me dje është blerë këtë mëngjes me 141.6 lekë dhe është shitur me 143 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal edhe Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës këtë fundjave duke u blerë sot me 104.6 lekë dhe duke u shitur me 105.3 lekë krahasuar me një ditë më parë.
Franga zvicerane ka rikuperuar pikë në raport një ditë më parë teksa është blerë mëngjesin e kësaj së premte me 112.2 lekë dhe është shitur me 113 lekë, referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.