Kursi i këmbimit/ Java mbyllet pozitivisht për valutat e huaja. Dobësohet monedha vendase

Monedha e përbashkët europiane e ka mbyllur këtë javë në vlera të qëndrueshme pasi është blerë edhe këtë të premte me 123.9 lekë dhe është shitur me 124.5 lekë.
Ndërkaq Paundi britanik, ka fituar 0.4 pikë ditën e sotme në raport më një ditë më parë duke u blerë me 137 lekë dhe duke u shitur me 138 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Referuar tregut valutor vendas edhe Dollari amerikan ka shënuar një rritje prej 0.2 pikë nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 110.2 lekë dhe është shitur me 111 lekë.
Franga zvicerane e ka mbyllur javën pozitivisht pasi është rritur me 0.2 nga dita e enjte pasi është blerë sot me 115.9 lekë dhe është shitur me 116.9 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.