Kursi i këmbimit/ Java nis negativisht për Dollarin amerikan ndërsa Paundi fiton pikë

Monedha europiane nuk ka regjistruar luhatje të vlerës këtë fillim jave pasi vazhdon sërish edhe ditën e sotme të blihet me 123.4 lekë dhe të shitet me 123.9 lekë sikurse edhe javën e kaluar.
Ndërkaq sipas kursit të këmbimit lokal Paundi britanik ka shënuar një rritje të lehtë në raport me javën e që lamë pas duke u blerë këtë të hënë me 136.9 lekë dhe duke u shitur me 138 lekë.
Dollari amerikan referuar tregut valutor vendas ka humbur 0.3 pikë krahasuar me periudhën e 04-13 nëntorit duke u blerë këtë mëngjes me 104.2 lekë dhe duke u shitur me 105 lekë.
Franga zvicerane është forcuar në raport me javën e kaluar duke u blerë sot me 113.8 lekë dhe duke u shitur me 114.8 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.