Kursi i këmbimit/ Java nis negativisht për monedhën britanike. Çfarë ka ndodhur sot me Euron dhe Dollarin?!

Monedha europiane shfaqet e qëndrueshme këtë të hënë teksa vazhdon të blihet me 123 lekë dhe të shitet me 123.8 lekë sikurse dhe javën e kaluar sipas kursit të këmbimit lokal.
Ndërkaq Paundi britanik ka humbur mbi 0.5 pikë ditën e sotme duke u blerë me 138.4 lekë dhe duke u shitur me 141 lekë në raport me javën që shkoi.
Dollari amerikan ka regjistruar vlera të njëjta me periudhën e 26 prill-01 maj pasi vazhdon edhe sot të blihet me 112.3 lekë dhe të shitet me 113.8 lekë sipas tregut valutor vendas.
Franga zvicerane është dobësuar këtë fillim jave krahasuar me javën e shkuar pasi është blerë me 115.2 lekë dhe është shitur me 117.3 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.