Kursi i këmbimit/ Java nis negativisht për valutat e huaja. Rënie e fortë e Dollarit amerikan

Kjo javë ka nisur negativisht për monedhën europiane e cila në raport me javën e kaluar është blerë sot me 123.2 lekë dhe është shitur me 123.9 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal Dollari amerikan ka pësuar rënien më të fortë të vlerës duke u blerë sot me 105.3 lekë dhe duke u shitur me 106.6 lekë më një zbritje prej mbi 1 pikë.
Paundi britanik ka regjistruar ulje të vlerës gjithashtu referuar tregut valutor vendas duke u blerë këtë të hënë me 134.1 lekë dhe duke u shitur me 136 lekë krahasuar me javën që shkoi.
Franga zvicerane ndërkaq është dobësuar këtë fillim jave duke u blerë sot me 114 lekë dhe duke u shitur me 115 lekë krahasuar me periudhën e 20-24 korrikut.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.