Kursi i këmbimit/ Java nis pozitivisht për Paundin dhe Dollarin. Dobësohen ndjeshëm Euro dhe Franga

Kjo javë ka nisur negativisht për monedhën europiane e cila ka humbur 0.5 pikë nga java e kaluar duke u blerë sot me 122.8 lekë dhe duke u shitur me 123.7 lekë.
Paundi britanik ka fituar 0.4 pikë nga periudha e 24-30 korrikut pasi është blerë sot me 135.2 lekë dhe është shitur me 137 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Dollari amerikan është forcuar gjithashtu me 0.6 pikë në raport me javën që shkoi duke u blerë sot me 104.4 lekë dhe duke u shitur me 105.6 lekë.
Ndërkaq referuar tregut valutor vendas Franga zvicerane ka regjistruar një zbritje prej 0.5 pikë nga java e kaluar duke u blerë sot me 113.2 lekë dhe duke u shitur me 114.6 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.