Kursi i këmbimit/ ‘Kërcejnë’ valutat kryesore. Zhvlerësohet ndjeshëm monedha vendase

Monedha europiane ka shënuar rritje mëngjesin e sotëm teksa blihet me 122.5 lekë dhe shitet me 123.1 lekë në raport me ditën e djeshme.
Edhe Paundi britanik ka regjistruar një rritje krahasuar me ditën e mërkurë duke u blerë sot me 143.8 lekë dhe duke u shitur me 144.8 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Dollari amerikan gjithashtu ka fituar pikë në raport me një ditë më parë teksa është blerë sot me 105.7 lekë dhe është shitur me 106.5 lekë, referuar tregut të brendshëm valutor.
Franga zvicerane nuk bën përjashtim këtë mëngjes duke u forcuar edhe ajo përballë monedhës vendase teksa blihet sot me 15.3 lekë dhe shitet me 16.2 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.