Kursi i këmbimit/ ‘Kthesa’ e valutave të huaja: Forcohen ndjeshëm Euro, Franga dhe Paundi

Monedha europiane ka fituar 0.2 pikë nga dita e djeshme duke u blerë sot me 122.9 lekë dhe duke u shitur me 123.7 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Ndërkaq edhe Paundi britanik është forcuar këtë të mërkurë në raport me ditën e djeshme duke u rritur me 0.1 pikë teksa blihet sot me 134.9 lekë dhe shitet me 136.5 lekë.
Dollari amerikan shfaqet i qëndrueshëm ditën e sotme pasi vazhdon sikurse edhe një ditë më parë të blihet me 104.3 lekë dhe të shitet me 105.2 lekë.
Franga zvicerane ka regjistruar një rritje prej 0.4 pikë në raport me dje pasi është blerë sot me 113.2 lekë dhe është shitur me 114.4 lekë, referuar tregut valutor vendas.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.