Kursi i këmbimit/ Luhatje të lehta tek valutat e huaja. Paundi humbet sërish 1 pikë brenda natës

Java është mbyllur relativisht e qëndrueshme për të gjitha valutat e huaja të cilat kanë pësuar luhatje shumë të lehta të vlerave të tyre. Monedha europiane ka pësuar një rënie të vogël duke u blerë sot me 124.6 lekë dhe duke u shitur me 125.3 lekë, krahasuar me dje.
Ndërkaq Dollari amerikan ka fituar pikë këtë të premte duke u blerë me 114.5 lekë dhe duke u shitur me 116.4 lekë në raport me një ditë më parë, sipas tregut valutor vendas.
Paundi britanik ka humbur një pikë brenda natës duke u blerë sot me 140 lekë dhe duke u shitur me 144 lekë, referuar kursit të këmbimit lokal.
Franga zvicerane e ka mbyllur javën në vlera të qëndrueshme pasi vazhdon edhe ditën e sotme të blihet me 117 lekë dhe të shitet me 119.5 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.