Kursi i këmbimit/ Monedha europiane nuk luhatet. Forcohen Paundi dhe Dollari
Monedha europiane vazhdon të ruaj po të njëjtat vlera sikurse edhe ditën e djeshme duke e mbyllur javën pa luhatje teksa është blerë sot me 123 lekë dhe është shitur me 123.8 lekë.
Ndërkaq sipas kursit të këmbimit lokal Paundi britanik ka fituar 0.4 pikë në raport me një ditë më parë, duke u blerë këtë të premte me 137.6 lekë dhe duke u shitur me 140 lekë.
Referuar tregut valutor vendas edhe Dollari amerikan e ka mbyllur javën pozitivisht pasi është blerë sot me 113.8 lekë dhe është shitur me 114.8 lekë krahasuar me ditën e djeshme.
Franga zvicerane nuk pësuar ndryshime të vlerës nga dita e enjte pasi vazhdon edhe sot të blihet me 115.7 lekë dhe të shitet me 117.5 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.