Kursi i këmbimit/ Paundi britanik shënon rritje të ndjeshme ndërsa valutat e tjera nuk luhaten

Kjo e mërkurë vazhdon të shënojë qëndrueshmëri për monedhën europiane e cila ka ruajtur po të njëjtat vlera sikurse edhe dje teksa blihet këtë mëngjes sërish me 123.3 lekë dhe të shitet me 123.9 lekë.
Ndërkaq Paundi britanik ka regjistruar një rritje të ndjeshme nga dita e martë duke fituar 0.5 pikë teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 135.5 lekë dhe është shitur me 136.6 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal, Dollari amerikan vazhdon të qëndrojë konstante duke shfaqur edhe sot të njëjtat kuota sikurse edhe një ditë më parë teksa blihet këtë të mërkurë me 101.4 lekë dhe shitet me 102.2 lekë.
Franga zvicerane gjithashtu nuk ka shfaqur lëvizje të vlerës ditën e stome duke vijuar njësoj si dje të blihet me 114 lekë dhe të shitet me 115.1 lekë, referuar tregut valutor vendas.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.