Kursi i Këmbimit/ Paundi britanik vijon të thellojë ‘gropën’ ndërsa Dollari bie lehtë. Euro rritje të lehtë

Në tregun valutor vendas, monedha europiane ka vijuar të njohë rritje. Euro blihet me 122.1 lekë dhe shitet me 122.8 lekë, duke njohur një rritje me 0.1 lekë si blerje ashtu edhe në shitje, në krahasim më një ditë më parë.
Dollari amerikan blihet 111 lekë dhe shitet me 112.20 lekë. Në krahasim me një ditë më parë, dollari amerikan është sërish në rënie.
Franga zvicerane blihet me 114.1 lekë dhe shitet me 114.9 lekë, duke pësuar luhatje shumë të lehta në krahasim me një ditë më parë.
Ndërkohë, paundi britanik blihet me 142.4 lekë dhe shitet me 144.5 lekë duke njohur një rënie të konsiderueshme. Një ditë më parë, paundi blihej me 144 lekë dhe shitej me 145.4 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.