Kursi i këmbimit/ Paundi dhe Dollari e mbyllin javën negativisht ndërsa Euro mbetet statik

Monedha europiane e ka mbyllur javën në vlera të qëndrueshme duke vijuar edhe këtë mëngjes të blihet me 123.4 lekë dhe të shitet me 123.9 lekë sikurse edhe ditën e enjte.
Sipas kursit të këmbimit lokal, Paundi britanik ka humbur gati 1 pikë nga dita e djeshme duke u blerë këtë të premte me 134.7 lekë dhe duke u shitur me 136 lekë.
Dollari amerikan gjithashtu ka regjistruar një rënie mëngjesin e sotëm me 0.4 pikë në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 101.6 lekë dhe duke u shitur me 102.4 lekë.
Referuar tregut valutor vendas Franga zvicerane është shfaqur konstante ditën e sotme duke ruajtur të njëjtat vlera sikurse dje teksa blihet këtë mëngjes me 114.2 lekë dhe shitet me 115.2 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.