Kursi i këmbimit/ Paundi dhe Dollari ‘festojnë’ ndërsa Euro humbet pikë

Dollari amerikan ka kapur shifrën e 103 lekë në blerje dhe 103.7 lekë në shitje këtë të mërkurë në raport me dje duke regjistruar kështu një rritje të ndjeshme të vlerës.
Ndërkaq edhe Paundi britanik ka shënuar rritje dhe forcim të kuotës duke u blerë mëngjesin e sotëm me 142 lekë dhe duke u shitur me 142.9 lekë.
Monedha europiane, sipas kursit të këmbimit lokal blihet sot me 122.1 lekë dhe shitet me 122.7 lekë, duke pësuar dobësim të vlerës krahasuar me një ditë më parë.
Franga zvicerane blihet këtë mëngjes me 111.1 lekë dhe shitet me 112 lekë me një rënie të vlerës krahasuar me dje referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.