Kursi i këmbimit/ Paundi dhe Dollari humbasin mbi 1 pikë brenda natës. Monedha europiane nuk luhatet

Monedha europiane ka regjistruar vlera të njëjta sikurse një ditë më parë duke u blerë këtë të martë me 123.8 lekë dhe duke u shitur me 124.4 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal, Paundi britanik ka pësuar një rënie drastike prej 1.4 pikë brenda natës duke u blerë sot me 136 lekë dhe duke u shitur me 137.5 lekë.
Dollari amerikan gjithashtu ka humbur gati 1 pikë nga dita e djeshme duke u blerë sot me 109.6 lekë dhe duke u shitur me 110.5 lekë, referuar tregut valutor vendas.
Franga zvicerane ka shënuar një zbritje prej 0.2 pikë nga dita e hënë teksa është blerë sot me 115.2 lekë dhe është shitur me 116.5 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.