Kursi i këmbimit/ Paundi dhe Euro në ‘pikiatë’ ndërsa Dollari e mbyll javën pozitivisht

Monedha europiane e ka mbyllur javën negativisht teksa është blerë këtë të premte me 122.2 lekë dhe është shitur me 122.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Paundi britanik ka humbur 0.5 pikë mëngjesin e sotëm teksa blihet me 141.7 lekë dhe shitet me 142.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
Dollari amerikan ndërkaq e ka mbyllur këtë javë pozitivisht teksa është blerë këtë të premte me 102.9 lekë dhe është shitur me 103.7 lekë.
Franga zvicerane ndërkaq është dobësuar ditën e sotme në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 110.8 lekë dhe duke u shitur me 111.7 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.