Kursi i këmbimit/ Paundi humbet sërish 1 pikë. Sa këmbehen sot valutat e tjera?
Monedha europiane është dobësuar këtë të enjte duke u blerë me 122.4 lekë dhe shitur me 123.1 lekë në raport me një ditë më parë.
Sipas kursit të këmbimit lokal, Paundi britanik ka humbur sërish një pikë brenda natës duke u blerë sot me 138 lekë dhe shitur me 141 lekë krahasuar me dje.
Dollari amerikan ka fituar 0.2 pikë ditën e sotme duke u blerë me 108.2 lekë dhe shitur me 109.5 lekë sipas tregut valutor lokal.
Franga zvicerane qëndron ende valuta më e fortë e tregut vendas duke u blerë sot me 115 lekë dhe shitur me 116 lekë, në raport me monedhën lokale.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.